Menyrat e fitimit te shtetesise Shqiptare

Ne baze te ligjit Nr. 113/2020, ’Për Shtetësinë’ ka disa mënyra per fitimin e shtetësisë Shqiptare. Ato jane si me poshtë vijon;

Nje përmbledhje se si fitohet Shtetësia shqiptare e cila fitohet me:

  1. a) lindje;, b) origjinë;, c) lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë; ç) natyralizim;, d) birësim.

Ne mënyra me te detajuar mënyrat e fitimit te shtetsise jane si me poshtë vijon;

1 Fitimi i shtetësisë me lindje

Kushdo që lind, duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton

vetiu shtetësinë shqiptare dhe regjistrohet si shtetas shqiptar. E drejta për t’u regjistruar si

shtetas shqiptar nuk parashkruhet edhe pasi ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç.

2 Fitimi i shtetësisë me origjinë

  1. Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare,

me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë deri në tri shkallë e kërkuesit me të

paralindurin.

  1. Në këtë rast shtetasi paraqet kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare në bazë të origjinës

dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “ë” të pikës 1 të nenit 8 të këtij ligji.

  1. Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me

udhëzim të ministrit.

3 Fitimi i shtetësisë me lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë

  1. Një fëmijë i lindur ose i gjetur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që mund

të mbetet pa shtetësi fiton shtetësinë shqiptare

  1. Në rast se prindërit e fëmijës bëhen të njohur ligjërisht përpara se fëmija të ketë mbushur

moshën 14 (katërmbëdhjetë) vjeç dhe janë shtetas të huaj, ata mund të kërkojnë heqjen e

shtetësisë shqiptare të fëmijës, me kusht që fëmija të mos mbetet pa shtetësi si pasojë e këtij

veprimi.


4 Fitimi i shtetësisë me natyralizim

  1. Shtetësia shqiptare fitohet me natyralizim nga i huaji që ka paraqitur kërkesë dhe plotëson

kushtet e mëposhtme:

  1. a) ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç;
  2. b) ka zotësi juridike për të vepruar;
  3. c) qëndron në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo

më pak se 7 (shtatë) vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe ka përfituar leje të

përhershme qëndrimi, të vlefshme në momentin e paraqitjes së kërkesës, sipas ligjit për të huajt;

ç) ka banesë në përputhje me standardet e miratuara të banimit në Republikën e Shqipërisë;

  1. d) disponon të ardhura dhe burime financiare të ligjshme, të mjaftueshme për jetesën në

Republikën e Shqipërisë, që përkojnë me standardin minimal të jetesës, të indeksuar çdo vit në

lidhje me indeksin e çmimeve të disa mallrave të zgjedhura, të parashikuar në rregulloren e

Institutit të Sigurimeve Shoqërore;

  1. dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në

Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar

parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet

vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike;

  1. e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni

përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave

të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë;

ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së

Shqipërisë.

  1. Në rast se personi është pa shtetësi, ai mund ta fitojë shtetësinë shqiptare nëse plotëson

kushtet e përcaktuara në shkronjat “c”, “dh” dhe “ë” të pikës 1 të këtij neni.

  1. I huaji, që është i martuar me shtetas shqiptar për një periudhë prej jo më pak se 3 (tre)

vjetësh, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim, edhe nëse nuk

plotëson kushtet e përcaktuara në shkronjat “c” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, nëse ka banuar

në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën

për 1 (një) vit.

  1. I huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për të

fituar shtetësinë me natyralizim, edhe nëse nuk plotëson kushtin e përcaktuar në shkronjën “c”

të pikës 1 të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin

e Republikës së Shqipërisë të paktën për tre vjet.

  1. Në rast se të dy prindërit fitojnë shtetësinë shqiptare me natyralizim, fëmija i tyre, nën

moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, kur jeton me prindërit, fiton shtetësinë shqiptare me kërkesën

e prindërve dhe me pëlqimin e fëmijës kur është në moshën 14-18 (katërmbëdhjetë deri në

tetëmbëdhjetë) vjeç.

  1. Në rast se njëri prej prindërve fiton shtetësinë shqiptare me natyralizim, fëmija i tij, nën

moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, fiton shtetësinë shqiptare, nëse kërkohet nga të dy prindërit

ose nga njëri prej prindërve dhe fëmija ka vendbanimin në Republikën e Shqipërisë e, në këtë

rast, prindi tjetër duhet të japë pëlqimin. Përjashtohen rastet kur vërtetohet pamundësia

objektive e prindit tjetër për të dhënë pëlqimin.

  1. Dokumentacioni i nevojshëm për fitimin e shtetësisë shqiptare me natyralizim, sipas

parashikimeve të këtij neni, përcaktohet me udhëzim të ministrit.


5 Rastet e veçanta të fitimit të shtetësisë shqiptare

  1. Shtetësia shqiptare mund të fitohet nga shtetasi i huaj që ka mbushur moshën 18

(tetëmbëdhjetë) vjeç kur nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të

Republikës së Shqipërisë, edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo

interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit.

  1. Për hartimin e programeve të veçanta, përcaktimin e rregullave specifike të kontrollit të

veçantë të sigurisë dhe pastërtisë së figurës në standardet më të larta dhe monitorimin e zbatimit

të tyre, krijohet një agjenci shtetërore e posaçme në varësi të ministrit. Organizimi dhe

funksionimi i agjencisë miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

  1. Kriteret për fitimin e shtetësisë, sipas programeve të veçanta të përcaktuara në pikën 1 të

këtij neni, procedurat e aplikimit, rregullat e kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të

nevojshme miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me bashkëpropozim të ministrit

dhe ministrave përgjegjës sipas fushës së tyre të përgjegjësisë.

  1. Parashikimet e neneve 17 dhe 18 të këtij ligji nuk zbatohen në rastet e fitimit të shtetësisë

sipas këtij neni.


6 Fitimi i shtetësisë me birësim

  1. Fëmija i birësuar fiton shtetësinë shqiptare nëse birësuesi ka shtetësinë shqiptare.
  2. Në rast birësimi nga dy bashkëshortë me shtetësi shqiptare të një fëmije me shtetësi tjetër

ose pa shtetësi, fëmija fiton shtetësinë shqiptare. Fëmija i birësuar e fiton shtetësinë shqiptare

edhe kur vetëm njëri prej bashkëshortëve është shtetas shqiptar, si dhe në çdo rast tjetër kur

fëmija rrezikon të mbetet pa shtetësi si rezultat i birësimit.

  1. Dokumentacioni i nevojshëm për fitimin e shtetësisë shqiptare me birësim, sipas

parashikimeve të këtij neni, përcaktohet me udhëzim të ministrit


7. Fitimi i shtetësisë nga refugjatët apo personat në mbrojtje plotësuese

  1. Shtetësia shqiptare fitohet nga refugjati apo personi në mbrojtje plotësuese, që ka paraqitur kërkesë dhe plotëson kushtet e mëposhtme:
  1. a) ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç;
  2. b) ka zotësi juridike për të vepruar;
  3. c) ka qëndruar në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë nga dita e komunikimit të

vendimit për dhënien e statusit nga autoriteti përgjegjës për azilin e refugjatët, sipas ligjit për azilin në Republikën e Shqipërisë;

ç) ka banesë në përputhje me standardet e miratuara të banimit në Republikën e Shqipërisë;

  1. d) disponon të ardhura ose burime financiare të ligjshme, të mjaftueshme për jetesën në Republikën e Shqipërisë;
  1. dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në

Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike;

  1. e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të certifikuar nga institucioni përkatës arsimor publik, si dhe njohuritë bazë të historisë e të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë që ushtrojnë veprimtari në fushën përkatëse;

ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Dokumentacioni i nevojshëm për fitimin e shtetësisë shqiptare për këtë kategori përcaktohet me udhëzim të ministrit.


Avokat ne Tirane .

Nese doni nje avokat profesionist dhe te mirekuptueshem per problemin tuaj , na shkruani ne whatsapp, viber, cel, 00355693366999, ne faqen tone ne facebook Avokatim.com apo web faqe www.avokatim .com