dhuna ne familje

Dhuna ne familje, padia civile dhe penale

Dhuna ne familje cenon çdo shqiptar. Godet komunitetin tone, dëmton marrëdhëniet shtetërore dhe i bën keq njerëzve qe ne duam me shume. Është një përballje fronatele me aktet e dhunës fizike, psikologjike, monetare etj akte te cilat bien ndesh me te drejtat e njeriut dhe ky problem duhet te ndalet. Ne shoqëria shqiptare si çdo shoqëri e civilizuar edhe pse kemi problemet tona sociale, ekonomike dhe shoqërore kemi zgjedhur ti japim një drejtim problemit te dhunës ne familje ne shoqërinë tone. Për ketë kemi aderuar ne konventa te ndryshme, ku bën pjese edhe ajo e Stambollit , kemi miratuar ligje te posaçme , ndryshime ligjore te cilat përmirësohen periodikisht ne Kodin Penal, miratuar VKM , Urdhra, Udhëzime, jemi aktive me shoqata te ndryshme, kryesisht ne muajin tetor i cilësuar si muaji i dhunës ne familje (qe prej vitit te largët 1981) por nuk është marre asnjë mase për zgjidhjen e problematikes se zbatimit te vendimeve te gjykatës ne rastet kur gjykata lëshon urdhër mbrojtje. Një problem shqetësues është edhe fakti se shtetasit te cilët i drejtohen organeve ligjzbatuese, polici, prokurori apo gjykate nuk informohen dhe nuk janë te qarte lidhur me faktin se nëse ju keni bere një kallëzim lidhur me këtë pretendim, Kodi Penal dhe ai i Procedurës Penale nuk e parashikon faktin se ju mund te hiqni dore nga kallëzimi (procedura ligjore e ndjekjes penale) , pasi ajo ka filluar. Pra, nëse ju keni kallëzuar dike për veprën penale “Dhuna ne familje” te parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal nuk është me ne vullnetin tuaj ta ndërprisni këtë proces, çka do te thotë se ne këtë rast nuk ndodhemi ne kushtet e neneve 59, 64 dhe 284-286 te Kodit te Procedurës Penale. Ky fakt, qe ne këtë rast konsiderohet si normalizimi i marrëdhënieve, mund te shërbejë si rrethane lehtësuese por jo për përjashtimin e te kallëzuarit/es nga dënimi penal. Gjithashtu ne rastet e dhunës ne familje duhet te kemi kujdes dhe duhet te mendohemi mjaftueshëm përpara se te bëjmë një kallëzim , padi penale ne polici, prokuroi, pasi Kodi Penal nuk e ka te përcaktuar ne mënyrë te detajuar nëse vetëm një rast episodik, dhune ne familje, mund te klasifikohet si dhune ne familje parashikuar nga neni 130/a i K.Penal apo si një rrahje e thjeshte, bazuar ne nenin 90 te Kodit Penal. Ndodhur ne këto kushte dhe duke pasur parasysh sa me sipër këshillohet te mendohet sa me mire dhe te jeni plotësisht te bindur kur i drejtoheni komisariatit te policisë ne kushtet kur kemi vetëm një rast te vetëm goditje te lehte, rrahje etj nga ana e familjarit pasi siç e shpjeguam edhe me sipër K.Pr.Penale nuk e parashikon faktin qe ju me pas mund te hiqni dore nga procesi penal (pra, pasi t’ju bien nervat dhe te qetësoheni).

Gjate jetës problemet ndodhin, mendohuni mire para se te merrni një hap te këtillë por nëse e keni vendosur dhe jeni te interesuar për dokumente ligjor, padi penale apo civile, kontrata etj, ju vjen ne ndihme platforma kompjuterike www.AvokatIm.com , e përgatitur nga avokate te specializuar me ane te se cilës ju vete duke ndjekur udhëzimet, fare lehte mund te hartoni dokumente ligjore, duke ju kthyer përgjigje disa pyetjeve te thjeshta dhe te kuptueshme nga kushdo.