AVOKAT PER VIZA DHE LEJE QENDRIMI NE SHQIPERI

AVOKAT PER VIZA DHE LEJE QENDRIMI NE SHQIPERI

AVOKAT PER VIZA DHE LEJE QENDRIMI NE SHQIPERI, RINOVIMI I LEJES QENDRIMIT SI DHE APLIKIMI PER SHTETESINE, SHERBIMET LIGJORE DHE KONTABEL PERFSHIRE SI EDHE NDHMESE JURIDIKE PER KONTRATE PER AKTIVITETIN DHE BANESE GJITHASHTU.

Ne varesi te shteti aplikohet per vize ose jo. Nese aplikohet per vize, duhet percaktuar lloji i vizes. Nese eshte vize pune do behet kontrate pune ose hapje person juridik. Me pas aplikohet dhe merret leja e punes si dhe leja e qendrimit. Ne pergjithesi dokumentet qe duhen jane: pasaporte, deshmi penaliteti, certifikate regjistrimi, leje pune, sigurim shendetesor, kontrate qeraje per aktivitetin dhe banesen etj.

Per me teper mund te lexoni me poshte.

Qëndrimi në Republikën e Shqipërisë

  1. I huaji mund të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë për një periudhë afatshkurtër, për një periudhë të përkohshme, si dhe të përhershme.
  2. Qëndrimi për një periudhë afatshkurtër nuk mund të kalojë afatin 90 ditë për 180 ditë, në bazë të vizës së lëshuar apo hyrjes pa vizë, përjashtuar kur përcaktohet ndryshe në këtë ligj ose në marrëveshje të njohura nga Republika e Shqipërisë.
  3. Qëndrimi për një periudhë të përkohshme dhe të përhershme mund të realizohet vetëm nëpërmjet pajisjes së të huajit me leje qëndrimi.

Llojet e lejeve të qëndrimit

  1. Autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin pajis me njërën nga llojet e lejeve të qëndrimit të mëposhtme të huajt, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë për një afat më shumë se 90 ditë në 180 ditë dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë ligj:
  2. a) leje qëndrimi e tipit “A”, jo e ripërtëritshme, e cila i jep të drejtën mbajtësit të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë brenda afatit kohor për të cilën ajo lëshohet;
  3. b) leje qëndrimi e tipit “B”, e ripërtëritshme, e cila lëshohet me afat të përcaktuar dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara në të;
  4. c) leje qëndrimi e tipit “C”, e cila lëshohet me afat të përhershëm dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë;

ç) leje qëndrimi e tipit “S”, e ripërtëritshme pas një ndërprerjeje 6-mujore, e cila lëshohet për punëtorët stinorë dhe i jep të drejtë mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara në të;

  1. d) leje qëndrimi “Kartë Blu AL”, e ripërtëritshme, e cila lëshohet me afat përcaktuar vetëm për punonjës me kualifikim të lartë dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara në të;
  2. dh) leje qëndrimi “Kartë Blu AL-C”, e cila lëshohet me afat të përhershëm vetëm për punonjës me kualifikim të lartë dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë.
  3. Forma dhe përmbajtja e lejeve të qëndrimit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Lëshimi i lejes së qëndrimit

  1. I huaji, i cili ka hyrë dhe qëndron në Republikën e Shqipërisë me një vizë qëndrimi afatgjatë, të tipit “D”, ose ai që hyn pa vizë, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj, ose në marrëveshje ndërkombëtare, i bën një kërkesë autoritetit vendor përgjegjës për kufirin dhe migracionin, për t’u pajisur me leje qëndrimi. Motivi i lejes së qëndrimit duhet të përputhet me motivin e vizës, me të cilën i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë. Në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare kërkesa për lejen e

qëndrimit mund të paraqitet edhe nëpërmjet sistemeve elektronike të parashikuara për këtë qëllim. Kushtet për krijimin dhe funksionimin e këtij sistemi, për paraqitjen e kërkesave për leje qëndrimi, parashikohen me udhëzim të Ministrit të Brendshëm.

  1. Autoriteti shtetëror qendror përgjegjës për trajtimin e të huajve, duke u konsultuar me Shërbimin Informativ të Shtetit, miraton procedurën e pajisjes me leje qëndrimi, ndërsa autoriteti shtetëror përgjegjës në nivel rajonal/vendor për trajtimin e të huajve, pajis të huajin me lejen e qëndrimit.
  2. Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit Informativ të Shtetit përcaktohet me udhëzim të përbashkët të këtyre institucioneve.
  3. Leja e qëndrimit, nëse nuk është përcaktuar ndryshe në këtë ligj apo vendim të Këshillit të Ministrave, ose me marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika

e Shqipërisë, jepet me një afat:

  1. a) 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, e cila mund të ripërtërihet jo më shumë se 5 herë

radhazi;

  1. b) 2 vjet, e cila mund të ripërtërihet jo më shumë se një herë;
  2. c) 5 vjet, sipas përcaktimeve të këtij ligji;

ç) e përhershme, në rast se i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm për 5 vjet radhazi në Shqipëri dhe ka lidhje ose veprimtari të qëndrueshme në vend.

  1. Kërkesa për leje qëndrimi bëhet nga i huaji, sipas kritereve dhe dokumentacionit të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.