SI BEHET NJE HEQJE EKSPULSI / APELAS

SI BEHET NJE HEQJE EKSPULSI / APELAS

Cdo procedurë që niset nga zyra jonë në emrin tuaj,për fshirjen e të dhënave personale nga Sistemi Europian ndërkufitar si pasojë e një ndalimi në zonën Schengen,ka specifikat e veta. Kjo sepse cdo vend i BE-se krahas marrëveshjes të Schengen-it, në radhë të parë zbaton ligjin e vet kombëtar.Kjo nënkupton që dhe formalitetet janë të ndryshme.Është e vërtetë që edhe organet që janë kompetente për shqyrtimet e kërkesave mund të kthejnë një përgjigje të vonuar.Gjithsesi këtë ata e justifikojnë duke u referuar në ligjin e tyre organik. Nëse keni probleme me hyrjen në një shtetet Europian ose keni nevojë për informacion rreth situates tuaj në SIS (Schengen Information System Business) dhe doni t’iu hiqen pengesat për lëvizjen tuaj për jashtë vendit?
Gjithashtu nëse keni marrë një deportim për çështje azili që është forma më e lehtë apo keni tejkaluar kohën e qendrimit e cila parashilkon edhe gjobë,me ligjet e reja të miratuara,mundësia e marrjes të një ndalimi (espulsion) është 100%. Në këto raste oficeri i emigracionit ose ai në pikën kufitare nuk ju njofton për këtë.Logjikisht duke mos qenë në dijeni shumë qytetarë udhëtojnë, dhe si pasojë informohen në pikën kufitare të një shteti të BE. Përkeqësimi i situatës ndodh në momentin se aty u vendoset edhe një vulë tjetër që përkthehet në një ndalim të dytë.
Në momentin që konfirmohet gjendja në sistemin Schengen dhe nëse jeni të regjistruar në SIS, duhet kryer ligjërisht praktika e fshirjes nga sistemi i saj. Duke shtuar se një ndër problemet kryesore që emigrantët mundohen ende të zgjidhin është “Ekspulsi” (Deportimi), pra largimi vullnetar apo dhe i detyruar nga shtetet e zonës Schengen që janë dëbuar.
Ekzistojnë dy lloj Ekspulsesh, pra dy janë arsyet për të cilet vendoset Deportimi i një shtetasi të huaj
1-Dëbimet Administrative.
2-Dëbimet Gjyqësore

1.DËBIMI ADMINISTRATIV Një indivd mund të dënohet me “Dëbim Administrativ” në rast se ndalohet në çdo shtet, pa dokumenta qëndrimi. Nëse nuk jeni në mënyrë të ligjshme në një shtet të caktuar, atëherë mund të dënoheni me “Ekspuls”. Dënimi zgjat zakonisht deri në 5 (pesë) vjet, duke mos ju lejuar që të hyni dhe të jetoni në shtetin përkatës apo dhe në të gjithë zonën Schengen.

SI MUND TË HIQET EKSPULSI?
Në rastet që Ekspulsi është vënë për arsye dokumentash, ja si mund të veprojmë për ta hequr: Pasi të kenë kaluar psh 5 vjet, pra me mbarimin e afatit të Denimit, duhet që të mos keni patur probleme të tjera me çdo shtet tjetër të zonës Schengen, të paraqiteni pranë zyrave tona për të filluar proçedurat ligjore për heqjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshirueshëm në SIS.
Por ka mundësi që heqja e “Ekspulsit” të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit apo të ketë kaluar mbi 2/3 e denimit, për arsye familjare apo arsye të tjera bindëse. Duke iu drejtuar zyrës tonë,ne do të merremi me proçedurat dhe do të bëjmë kërkesë zyrtare në emrin tuaj për heqjen e denimit dhe brenda një afati kohor të caktuar ligjor do të marrim nje përgjigje zyrtare nga autoritetet përkatëse.
Çdo dokument që mund të disponoj i dëbuari është shumë i nevojshëm për t’i krijuar lehtësira situatës qoftë nga shteti Shqiptar po ashtu dhe nga shteti që ka konfirmuar ndalimin e tij. Të gjitha dokumentet duhet të jenë me vulën Apostile dhe të përkthyera në gjuhën e shtetit që ka vendosur ndalimin. Proçedurat e nevojshme do të merern përsipër nga Studio jonë. Avokati bashkëpunon me Shtetet përkatëse për çdo detaj dhe për të arritur qëllimin, për heqjen e dënimit dhe më pas për fshirjen e emrit nga lista kombëtare të personave të padëshirueshëm.
Të gjitha proçedurat zgjasin deri sa të dalë përgjigja nga autoritetet përkatëse.

2.DËBIMI GJYQËSOR
Kur ka dëbim penal, që në shumicën e rasteve e kanë kryer dënim me burg, pasi personat të kenë përfunduar dënimin, kanë të drejtë të vendosin kundër tij edhe masën e dëbimit. Kjo ndodh në të gjitha rastet kur dikush vepron kundër ligjeve të shtetit dhe dënimi që jepet shkon deri në 10 (dhjetë) vjet.
Pasi të kenë kaluar 3 (tre) vjet nga momenti që keni mbaruar dënimin, mundet edhe sikur të mos jeni fizikisht në Shqipëri, të kontaktoni me Avokatin dhe ai merret me proçedurat e marrjes së informacioneve dhe më pas të heqjes së tij.